75 Mall Live Search
17:27 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident i rëndë trafiku në një fshat të Pejës, dy persona të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Zllapek të Pejës.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Të përfshira janë dy vetura, njëra e tipit “Mercedes”, kurse tjetra e tipit “Golf”.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/