Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë
Sot rreth orës 17:30, ka ndodhur grabitja e radhës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin në fjalë.

“Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën per nje grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njesitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999). Në këtë rastë dyshohet edhe per disa persona tjerë të involvuar per të cilet Policia eshte ne proces te kryerjes se hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit pasi kanë vrejtur qe kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hudhur qantën dhe arkën e grabitur, perderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrance. Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar ne luftimin e rasteve te tilla që rrezikojne jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryersve te rasteve te tilla, duke ndermarr veprime rigoroze konform ligjit”, ka thënë për Indeksonline Daut Hoxha nga Policia e Kosovës. /Indeksonline/

Kujtojmë faktin se numri i plaçkitjeve në vendin tonë, dukshëm ka shënuar rritje ditëve të fundit. /Indeksonline/