4 persona të lënduar nga një aksident trafiku në Pejë
Rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në fshatin Zllapek të Pejës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Po aksidenti ka ndodhur në fshatin Zllapek, janë të përfshira dy vetura. Janë katër persona që kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. Me rastin po merren organet e hetuesisë”, ka thënë ai shkurt në një prononcim për Indeksonline. /Indeksonline/