75 Mall Live Search
19:49 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamjet kur Policia arreston një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Një dyqan është grabitur me armë nga katër persona në mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën per nje grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njesitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999). Në këtë rastë dyshohet edhe per disa persona tjerë të involvuar per të cilet Policia eshte ne proces te kryerjes se hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre. Të dyshuarit pasi kanë vrejtur qe kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hudhur qantën dhe arkën e grabitur, perderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrance. Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar ne luftimin e rasteve te tilla që rrezikojne jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryersve te rasteve te tilla, duke ndermarr veprime rigoroze konform ligjit”, ka thënë për Indeksonline Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.