75 Mall Live Search
20:34 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

PSG befason të gjithë, kjo është oferta faraonike që kanë përgatitur për talentët e Ajax-it

Dy nga emrat më të përfolur në merkato momentalisht janë dy talentët e Ajaxit: De Ligt dhe De Jong.

I pari së fundmi ishte lidhur mjaft shumë për një transferim te gjigantët italian Juventus, ndërsa De Jong pëlqehet mjaft shumë edhe nga Barcelona.

Por, pavarësisht problematikave që paraqet respektimi i Fair Play-t Financiar, Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të ndalet në merkato.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, klubi francez ka bërë gati një ofertë faraonike, për të marrë nga Ajaxi dy futbollistët e talentuar holandezë, De Ligt dhe De Jong.

Po sipas të përditshmes spanjolle, klubi i kryeqytetit francez ka ofruar plot 150 milionë euro për kartonët e të dy lojtarëve, që po spikatin me paraqitjet e tyre.

Vlen të theksohet se konkurrenca e PSG-së në këtë rast është shumë e fortë, pasi për futbollistët ka oferta nga Barcelona, Reali i Madridit, Manchester City, Interi, etj. /IndeksOnline/