75 Mall Live Search
10:41 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Rruga për Opojë të Dragashit e mbuluar me borë, vështirë e kalueshme

Rruga për Opojë të Komunës së Dragashit për shkak të reshjeve të borës, është vështirë e kalueshme.

Siç shihet në këto pamje, kjo rrugë nuk është pastruar dhe bora ka mbuluar të tërën.

Derisa, vozitësit po kanë vështirësi në qarkullim për shkak të rrugës së papastruar.

Kujtojmë që këto ditë numri i aksidenteve ka qenë i lartë, ku vetëm dje kanë ndodhur 33 aksidente në trafik.

Ndërsa, një person ka vdekur./Indeksonline/