75 Mall Live Search
11:33 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Zhduket një person në Klinë

Në fshatin Drenovc të Klinës një person është zhdukur.

Në polici rastin e ka lajmëruar vëllai i tij, i cili thotë se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe deri tani nuk është kthyer.

Sipas ankuesit, vëllai i tij merret me ndërtimtari dhe kryen punë ndërtimtarie nëpër vende të ndryshme dhe ka menduar se është duke kryer punë dhe nuk e kishte raportuar rastin pasi që i njëjti nuk ka pasur ndonjë problem me askënd. /Indeksonline/