75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Kërkesë për paraburgim për një person nga Rahoveci që rrahu gruan

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  me datë 04 janar 2019 ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit, për shkak se i njëjti me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij S.S.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje, i pandehuri kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën S.S., duke e goditur me grushte e shuplaka në kokë dhe në pjesë të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime të lehta trupore.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 parag.3 të KPRK-së (Dhunë në Familje).

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Indeksonline/