75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Mërgimtarët presin deri në 8 orë për të kaluar në Merdare

Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në Merdare, të cilët janë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Ata për Indeskonline thonë se janë duke pritur që 8 orë në këtë pikë kufitare.

Një lexues i Indeksonline thotë se që nga ora 6 e mëngjesit është duke pritur në kolona për të hyrë në Serbi.

Përderisa Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, thonë se pritjet në këtë pikë kufitare për të dalë nga Kosova tani janë deri në 6 orë.

Ndryshe, pritje ka edhe tek Dheu i Bardhë, mirëpo ato janë më të shkurtra./Indeksonline/