Ylli i njohur ‘sulmohet’ me komente, akuzohet për racizëm
Ish i dashuri i Kourtney Kardashian, Scott Disick është ‘sulmuar’ nga komentet raciste.
Scott publikojë një imazh në Instagram me vajzën e tij gjashtë vjeçare, Penelope derisa ishin duke darkuar në një restorant, shkruan Indeksonline.

Por, gjërat nuk shkuan në mënyrën më të mirë, vajza e Kourtney dhe Scott shihet në fotografi derisa ka ngritur vetullat lartë që nënkuptonte pamjen fizike të personave me origjinë aziatike.

Reagime të shumta erdhën në komentet e kësaj fotografie të cilët e quanin si një gjest racist dhe duhet të i tërhiqe vërejtja nga prindërit e saj.

Për gjithë këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë reagim nga ish çifti i njohur./Indeksonline/