75 Mall Live Search
20:57 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Tri tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

Zona e Vlorës është përfshirë nga lëkundje tërmeti mbrëmjen e sotme. Të paktën tre lëkundje janë ndjerë në qytetin bregdetar.

Sipas IGJEUM, tërmeti i regjistruar rreth orës 19:27 minuta ka pasur një magnitudë prej 4.7 ballë.

Lëkundja e tërmetit është regjistruar 6 km në lindje të Himarës me thellësi 10 km.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Gjirokastër dhe Sarandë si dhe në zonat përreth.