Aulona Musta flet për raportin e saj me librat
Gazetarja Aulona Musta ka zgjedhur që të flas për diçka shumë të rëndësishme për të e që janë librat.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka treguar për raportin që ka ajo me librat.

Ajo ka theksuar se librat e bëjnë të lumtur dhe për këtë arsye ka shumë libra në shtëpi.
“Meqe vazhdimisht me pyesni per biblioteken, kur rastesisht e nxjerr ate neper foto ose video, po publikoj 4 “qoshet” e shtepise te cilat jane te “pushtuara”
nga librat. Ne fakt, librat jane aksesori me i bukur i shtepise time, prandaj dhe ne dhomen e ndenjes ato zene vendin kryesor, ndare neper kende te ndryshem. Jane shplodhje per syte. Mund te duket per te qeshur por kur shoh qe jane aty ndihem e lumtur, e qete dhe e mbrojtur. Po, po e mbrojtur nga injoranca dhe mediokriteti. Sepse, edhe pse thashe qe jane aksesori me i bukur per mua ne shtepi, ato nuk jane thjesht aksesor, duke qene se kam lexuar thuajse pjesen me te madhe prej tyre. E serish, edhe pse shume nga ju, kur kam nxjerre ndonjerin nga keto kende me keni shkruar: “Ua sa shume libra ke”, doni te dini si e mendoj une? Qe ne fakt kam shume me pak nga sa do te doja te kisha. Te ishte per mua do e kisha mbushur nje dhome te tere vetem me libra. Dikur madje enderroja te jetoja brenda nje librarie hahahaha Me dukej vendi me i bukur ne bote.
Dhe gjeja qe me lumturon me shume eshte kur mendoj se cfare pasurie te madhe po i le Amares. Sepse kjo eshte pasuria e vertete. Jo dollapet e mbushur me rroba, kepuce dhe canta, por raftet e mbushura me libra.
Edhe nese vet nuk keni mundur te lexoni dot shume, per arsye nga me te ndryshmet, te pakten rritini femijet me dashurine per librin, lexojini qe kur jane te vegjel (qe ne bark madje, kur jeni shtatzene), rrethojini me libra…do te jete investimi me i madh qe do te beni per ta! Dhe per shoqerine, e cila…ah sa shume nevoje ka per njerez qe e duan librin!” ka shkruar Aulona në postimin e saj./Indeksonline/
