Tensione mes Rusisë dhe SHBA-ve, arrestohet një shtetas rus për spiunazh
Një javë pasi Rusia arrestoi një ish marinas amerikan Paul Whelan për spiunazh, SHBA-të i janë kundërpërgjigjur.

FBI ka arrestuar shtetasin rus Dmitry Makarenko i cili po akuzohet për spiunazh. Këtë e ka konfirmuar vet Rusia, transmeton Indeksonline.
Tani për tani po spekulohet se këto dy arrestime mund të rrisin tensionet mes dy shteteve.
Ekspertët në Amerikë po thonë se mund të ndodhë një shkëmbim mes dy të arrestuarve.
Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sergei Ryabkov ka mohuar se një gjë e tillë mund të ndodh në këto momente.
“Nuk e shoh asnjë arsye për ta ngritur këtë çështje në kontekst të shkëmbimeve, duhet t’i nënshtrohemi të gjitha procedurave të nevojshme në këtë situatë”, u shprehë Ryabkov.
Rreth kësaj arrestimit të Whelan ka reaguar edhe Mbretëria e Bashkuar . Ata kanë paralajmëruar Rusinë që të mos përdor individë si shkopinj diplomatik.
Ish marinasi Whelan kishte po ashtu pasaportë irlandeze./Indeksonline/