75 Mall Live Search
16:51 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian e tepron me grim, thotë se nuk mund të jetojë pa të

Ylli televiziv, Kim Kardashian njihet si një femër e cila i kushton rëndësi të madhe paraqitjes së jashtme.

Ajo çdo herë kujdeset që të jetë e kuruar deri në detajin e fundit, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë së fundi, Kim ka treguar disa mënyra të vendosjes së grimit.

“Unë praktikisht nuk mund të jetojë pa kounturat dhe highlight e mi”, ka shkruar Kim mbi imazh.

Ndryshe, Kim dhe Kanye ditë më parë kanë treguar se po presin të bëhen prindër për herë të katërt./Indeksonline/