75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

“Ua q*** nënat, gjyshet dhe trungun e familjes” – bifteku prej ari dhe përgjigja e Riberys

Ylli i Bayernit u është përgjigjur mjaft ashpër kritikëve të cilët nuk ishin dakord me veprimin e tij për të ngrënë një biftek të larë në ar e qe kushtonte 1200 euro.

“F * nënat tuaja, gjyshet tuaja dhe trungun pemën e familjes suaj!” ,shkruan ndër të tjera në storien e tij në Instagram Ribery, transmeton IndekOnline.

Këto fjalë ai ia drejton të gjithë atyre që komentuan tek videoja dhe postimi i tij në Instagram, ku ai shfaqej në restorantin e kuzhinierit të njohur Nusret Gokce në Dubai.

Pjesa më e madhe e komentuesve ishin nga Franca dhe Gjermania, për të cilët Ribery nuk u kursye aspak.

Duke qenë se ky biftek vlen më shumë se 1000 euro, Ribery mori kritika për ekstravagancën e tepruar në këtë rast, por jo vetëm. Veterani i skuadrës bavareze përdori fjalorin më të keq të mundshëm, për t’u përgjigjur: “Për vitin 2019, le të vendosim disa pika mbi “I”. Le të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm sepse një prezervativ kishte një vrimë.

“F * nënat, gjyshet dhe madje edhe trungun tuaj familjar. Nuk iu kam borxh asgjë. Suksesi im është falë Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan tek unë. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”.