75 Mall Live Search
18:47 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj i gëzohet zgjedhjet se Eliot Engel në Kongresin Amerikan

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, i është gëzuar zgjedhjes se Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan.

Limaj e ka vlerësuar Kongresistin amerikan si një nga miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës ndër vite.

Ai ka thënë se pret që Eliot Engel të ndihmoj Kosovën në konsolidimin e mëtejme të vendit.

Sipas zv-kryeministrit  është shumë më rëndësi vazhdimi i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe Eliot Engel e veçanërisht tani kur Kosova po provon të arrij marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke.

 “Urime miku i madh i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.