75 Mall Live Search
18:50 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Vazhdon protesta te Unaza e Re, të pranishëm edhe deputetë të PD-së

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka vijuar edhe sot, në ditën e 63-të të saj, ndërsa këtë pasdite, të pranishëm ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Banorët kanë përsëritur thirrjen kundër qeverisë Rama dhe mbi të gjitha kundër projektit që parashikon prishjen e shtëpive të tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte i pranishëm në protestë dhe u bëri apel banorëve të Unazës, që të bashkohen me studentët në protestën e të hënës, transmeton tch.

Ky i fundit bëri një apel edhe për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun, të cilës i kërkoi të zbardhë aferën korruptive të tenderimit të njërit prej loteve të unazës