75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Van Gaal jep mendimin e tij se kush do ta fitoj Premier Ligën në fund!

Ish trajneri i famshëm Luis Van Gaal ka dhënë një intervistë për ‘Mirror’, ku ka folur për garën për titull në Premier Ligë.

Ai në intervistë ka treguar se e përkrah Liverpoolin para Manchester Cityt, transmeton Indeksonline.

“Klopp ka shndërruar Liverpoolin në një makineri luftuese- në sulm dhe në mbrojtje”, tha fillimisht trajneri holandez.

“Pra nëse do të vendosja para për një klub në ligë, do të ishte Liverpoolin” vazhdoi ai .

“Për momentin ekipi i Guardiolas duhet të mbrohen, ata janë të tmerrshëm. Liverpooli ka ekip qe mund të mbrohet më mirë” u shprehë Van Gaal.

“Mos më merrni gabimisht, mua ende më pëlqejnë ta shikoj se si luan City. Por mënyra se si Klopp e ka bërë Liverpoolin të luaj është absolutisht fantastike” përfundoi ai.

Liverpool në ndeshjen e fundit humbi kundër Manchester Cityt me rezultat 2:1. Por përkundër kësaj “Të kuqët” që gjenden në pozitën e parë me katër pikë më shumë se “Qytetarët”. /Indeksonline/