75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Sulmohet nga babai dhe vëllai i tij, viktima pëson lëndime trupore

Mbrëmë një person është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i tij në Ferizaj.

Sipas policisë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Përderisa të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.

Përderisa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/