75 Mall Live Search
13:46 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Prizren, i dehuri kërcënon djemtë e tij me thikë

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prizren, një person në gjendje të dehur ka kanosur me thikë djemtë e tij.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren, më 05.01.2018 – 16:50. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për arsye se në gjendje të dehur ka kanosur me thikë djemtë e tij meshkuj K/Shqiptarë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Indeksonline/