75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Justin Bieber dhe Haily Baldwin në pritje të fëmijës së parë

Pop sensacioni Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey nuk ndalojnë të tregojnë se sa kalojnë bukur në martesë dhe sa shumë e duan njëri-tjetrin, dhe se së shpejti do të bëhen me fëmijë.

Jo shumë kohë më parë, në media, thuhej se çifti po planifikonte fëmijën e tyre të parë dhe se si muzikanti dhe gruaja e tij ishin të ngazëllyer për këtë.

“Justin mezi pret të bëhet baba dhe të gjithë thonë se ka një mundësi që Hailey është shtatzënë. Justin i do fëmijët dhe pasi është besimtar, ai beson se Perëndia i ka dhënë atij dhe Hailey bekimin. Ajo është gati të ketë një fëmijë dhe të ndryshojë plotësisht jetën dhe zakonet e saj”, tha një burim pranë çiftit.

Hailey është një model dhe aktualisht po ndërton karrierën e saj, por jeta e saj familjare është përparësia e saj.

“Hailey po planifikon të largohet nga karriera e saj, të lindë shumë fëmijë dhe të jetë një nënë e vërtetë”, shton burimi.

Justin Bieber ka qenë në marrëdhënie të trazuar me këngëtaren Selena Gomez për disa vite, por ata u ndanë, kështu që biondja e tij fitoi zemrën e tij.

Ndryshe, Justin dhe Hailey janë martuar në gusht të vitit të kaluar.