Ambasadori amerikan qëndroi mbrëmë në Graçanicë, uroi Krishtlindjet Ortodokse
Besimtarët ortodoks sot në gjithë botën, sot festojnë lindjen e Krishtit – Krishtlindjet Ortodokse.
Ndryshe një numër i madh i serbëve u mblodhën mbrëmë në manastirin e Graçanicës në shënimin e Krishtlindjeve Ortodokse.
I pranishëm në këtë rast ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas mediave serbe, ambasadori amerikan ka uruar të gjithë për më shumë paqe në vitin 2019, transmeton Indeksonline.
“Është e mahnitshme të jesh këtu, unë jam bashkë me gruan time këtu. Kjo është Krishtlindja jonë e parë në Kosovë dhe është një privilegj i madh që jemi këtu në Graçanicë. Uroj të gjithë Gëzuar Krishtlindjet dhe më shumë paqe në 2019-ën”, ka thënë ai.
Të shumta kanë qenë urimet edhe nga zyrtarët kosovarë, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse ndër të tjerash duke uruar më shumë paqe mes njëri-tjetrit./Indeksonline/