75 Mall Live Search
11:54 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Keqpërdori seksualisht të miturën, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se ka keqpërdor një femër të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdor seksualisht viktimën moshë e mitur femër K/Shqiptare. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në ekzaminim  mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/