Arrestohet pejani, iu gjet pistoleta në veturë
Është arrestuar një person i dyshuar në Pejë, pasi në veturën e tij, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishek.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23 e 45 minuta në rrugën “Bill Klinton”, transmeton Indeksonline.
Pas intervistimit, sipas policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/