Arrestohen katër persona në Viti, rrahën dy të tjerë më 3 janar
Janë arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit me datën 3 janar në orët e vona të mbrëmjes kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy persona në Viti.
Dy viktimat e këtij rasti pësuan lëndime trupore dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/