Një person arrestohet, tjetri në arrati pas një rrahje në Han të Elezit
Një person i dyshuar është arrestuar në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit. I njëjti bashkë me një person tjetër, i cili gjendet në arrati si pasojë e një zënke, kishin sulmuar fizikisht me mjet të fortë, viktimën.
Viktima si pasojë e këtij sulmi ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/