75 Mall Live Search
12:44 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Njeriu që jeton me 40 krokodilë

Kur Ngendera Albert pa që krokodilët po vriteshin për t’u ngrënë në Burundi, ai vendosi të ndërmerrte masa në përpjekje për t’i mbrojtur këto kafshë.

Ai fillimisht bleu rreth 12 prej zvarranikëve, por tani ai ka 40 në shtëpinë e tij në Gatumba.

Ata hanë vetëm mish: lepuj, pula, mish derri. Ai tha se ata hanë 5 deri në 10 kilogramë mish, çdo tre ose katër ditë. “Pas vdekjes së Presidentit Ndadaye në vitin 1994.

E pashë që po vriten krokodilët dhe kjo më mërziti, kështu që vendosa t’i mbrojë ata”, u shpreh ai. Ata janë deri në 3.5 metra të gjatë.