75 Mall Live Search
19:19 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Aktori i njohur paraqitet në gjykatë, mohon akuzat

Aktori i njohur, Kevin Spacey ka marrë pjesë në seancën gjysëqsore në Massachusetts.

Aktori po përballet me akuzat për ngacmim seksual të një djaloshi 18 vjeçari, shkruan Indeksonline.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në një klub nate në Island, në akuz thuhet se aktori kishte dehur adoleshentin i cili punonte si ndihmës, këto akuza u mohuan nga fituesi i çmimit Oscar.

Kjo nuk është hera e parë që Spacey akuzohet për sjellje të pahijshme, për një rast të tillë ai u akuzua edhe në vitin 2017.

Në rast se 59 vjeçari shpallet fajtor ai rrezikon 5 vjet burgim./Indeksonline/