75 Mall Live Search
20:59 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Kompania amerikane e largon emblemën e FSK-së nga faqja zyrtare

Kompania amerikane e ka kopjuar logon e FSK’së dhe jo e kundërta. Në webfaqen e kompanisë tashmë nuk figuron logoja e kopjuar nga Kosova.

Për këtë ka reaguar edhe autori i logos,  Albian Gagica.

Nëpërmjet Facebookut ai ka treguar edhe një herë se llogoja e krijuar nga ai është origjinale.

“Kompania ne fjal e heki logon prej websajtit te tyre. Tash a po na besoni? #ligji Kosove mos ki frike se ki djem ne Amerike’, shkruan ai në Facebook.

Këtë stemë FSK’ja e ka zyrtarizuar më 21 janar 2009, ndërsa kjo kompani e sigurimeve thotë se është themeluar më 2003 në SHBA.