Doktorët i thanë se babai do ju vdes – Familja filloi procedurat e funeralit por ndodhi mrekullia
Familja Marr ka përjetuar një ngjarje jo të zakontë. Kjo pasi që krye-familjari Scott Marr u besua se do të vdes në spital.
Përderisa ai ishte pa ndjenja në shtrat, familja e ti fillojë procedurat e funeralit, transmeton Indeksonline.
Por Scott i befasoi të gjithë, kur u zgjua nga gjendja e komës. Pasi që nuk hoqi dorë nga jeta e ka marrë nofkën “Njeriu i mrekullirave”.
“Doktorët na thanë se ai është rrugës për të vdekur dhe ne i thamë lamtumirë. I hoqëm të gjitha pajisjet dhe pritëm pranë tij” u shprehë vajza Preston Marr.

Pas kësaj dite familja vetëm se kishte filluar procedurat e funeralit por doktorët disa ditë më vonë i thirrën duke i dhënë lajmin e gëzueshëm.
“Kur mbërrita në spital, shkova drejt të bisedoja me të. Ai më buzëqeshi dhe unë mendova se jam në ëndërr. Ishte momenti më i çmendur” përfundoi vajza e Scott.
Scott tashmë është liruar nga spitali dhe po vazhdon me terapitë./Indeksonline/