75 Mall Live Search
10:38 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

I mituri therr me thikë një person në Ferizaj, viktima dërgohet në QKUK

Raportohet se në fshatin Zaskok të Ferizajt një person është therrur me thikë nga një i mitur.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e qytetit.

Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor është dërguar për tretman të mëtejmë  mjekësor në QKUK.

Policia ka arrit ta identifikojë dhe më pas edhe ta arrestojë të dyshuarin (i mitur), i cili pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.