75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Tre persona tentojnë të vjedhin derivate, njëri kapet nga të pronarët e shtëpisë

Në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dy vëllezër kanë njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur  në tre të dyshuar meshkuj duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.

Të dyshuarit derisa  po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.

Njëri nga të dyshuarit, është ndalur  në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dyshohet e armës–revole me gaz.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden  në arrati./Indeksonline/