Nëse dëshironi të ngopeni mos porosisni dy pica të mesme, sepse një e madhe vlen më shumë!
Kur bëhet fjalë për ushqim, dy janë gjithmonë më të mirë se një apo jo?
Por kur është fjala për Pica, shpesh herë është më mirë një e madhe se dy të mesme.
Njerëzit kanë bërë matematikë ushqimore për përmirësimin e shoqërisë dhe ekuacionet e tyre të fundit zbuluan se një Pica prej 18inç është më me vlerë se dy prej 12 inçësh, transmeton Indeksonline.

Padyshim se njerëzit u tronditën. Por kësisoj del që më mirë blini vetëm një se dy.
Kjo matje mori mbi 50 mijë pëlqime dhe mbi 1 mijë përgjigje, me njerëz që habiteshin nga kjo llogaritje dhe nga ajo se çfarë menduan më parë. Disa prej tyre madje nuk hezituan të shprehnin vazhdimin e mendimit se dy pica janë më shumë se një në vlerë.

Por shumë prej tyre u shprehën edhe të lumtur që fatmirësisht do t’u duhet të porosisin gjithnjë vetëm një pica, me këtë arsyetim mjaft logjik./Indeksonline/