Fansi i vogël ngjitet në skenë tek Ledri, reagimi reperit do t’iu befasojë
Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer shqiptar.
Vitin që lamë pas ai erdhi me projekte e koncerte të shumta muzikore, ku asnjëherë nuk mungon fansat e tij të zjarrtë.

Por, Ledri ka një fans të veçantë, një vogëlush i cili mori guxim dhe nuk hezitoi të ngjitet në skenë, derisa Ledri dhe Lumi B po performonin në një koncert.
Këto imazhe i ka postuar vet reperi në instastory, teksa shihet afërsia e tij me fansin e tij të vogël, duke mos e injoruar atë madje duke ia dhënë dhe dorën, shkruan Indeksonline.

Ledri është një nga artistët që çmon dhe respekton në masë të madhe fansat e tij./Indeksonline/