Kurti e Meta thonë se dy shtetet duhet të bashkëpunojnë për çështjet ndërkombëtare
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot ka qëndruar në Tiranë, ku është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se në takim u bisedua për dialogun dhe zhvillimet politike në rajon, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Kurtit:
Bashkë me deputetin e VETËVENDOSJE!-s Liburn Aliu ishim sonte në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkarisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike. /Indeksonline/