Norvegjia, shtëpia e makinave elektrike
Norvegjia kryeson në shumë fusha dhe veçanërisht për të jetuarit mirë. Vendi ka hedhur një hap të madh edhe në fushën e makinave elektrike, pasi vitin e shkuar, thuajse një e treta e automjeteve të shituara janë me energji elektrike.
Ky është rekord jo vetëm në vend por edhe në botë i Norvegjisë, e cila ka parashikuar që t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.

Në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit dhe ndotjen e ajrit, Norvegjia përjashton makinat elektrike nga shumica e taksave dhe ofron përfitime të tilla si parkim më të lirë dhe pika karikimi për të shpejtuar në procesin e ndryshimit të makinave në vend nga ato me motorë si me naftë dhe benzinë.

Tesla shiti 8.614 njësi në Norvegji gjatë vitit 2018, duke e bërë vendin skandinav tregun numër një të shitjeve në Evropë.
Holanda u rendit e dyta me 8,585 Tesla të shitura gjatë vitit 2018. Ky është një dallim në më pak se 100 makina mes dy vendeve.

Përveç kësaj, rreth 10 për qind e makinave të shitura në Norvegji ishin hibride plug-in, duke rritur përqindjen e automjeteve të reja të elektrizuara në vend në mbi 40 për qind. /IndeksOnline/
