75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Kujdes gjatë vozitjes në autostradën Prishtinë – Prizren, rruga është e papastruar!

Me shtimin e reshjeve të borës në Kosovë po vazhdojnë të paraqiten probleme në zhvillimin e komunikacionit rrugor.

E një i tillë është paraqitur edhe në autostradën Prishtinë – Prizren, ku në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shohim që gjendja nuk është e mirë.

Sipas dëshmitarëve, autostrada është komplet e papastruar teksa edhe bora po vazhdon që të bie me intensitet më të lartë./Indeksonline/