Gjendet pa shenja jete një serb në Fushë Kosovë
Në fshatin Henc të Fushë Kosovës, në një fushë të hapur është gjetur pas shenja jetë viktima mashkull K-serb i cili ishte i raportuar si person i zhdukur, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/