75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia ndalon një veturë në Suharekë, gjen në të para të ndryshme dhe cigare

Dje rreth orës 16:00 në Suharekë, një patrullë e Stacionit Policor derisa po patrullonte në rrugën “Xhavit Syla”, e ka ndaluar një veturë.

Në të ndodheshin tre persona, dy meshkuj e një femër.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme e parave të dyshuara në vlera monetare të ndryshme dhe pako të cigareve të llojeve të ndryshme.

Poashtu, policia e ka konfiskuar edhe automjetin. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje./Indeksonline/