Morata afër transferimit tek klubi spanjoll
Agjenti i Alvaro Moratas ka udhëtuar sot në Londër të takohet me zyrtarët e Chelseas dhe të diskutoj një transferim të mundshëm në Sevilla, thekson një burim i afërt i ESPN FC.
Juanma Lopez u takua me drejtorin sportiv të Sevillas Joaquin Caparros në fillim të javës që të shohin nëse mund të arrijnë ndonjë marrëveshje për ish-lojtarin e Realit të Madridit i cili është duke kaluar në formë katastrofale në Chelsea, shkruan IndeksOnline.
“Është e vërtetë që ne e kemi monitoruar situatën e Moratas por është poashtu e vërtetë se është një operacion shumë, shumë kompleks për shkak të çmimit të transferit” ka thënë drejtori sportiv i Sevillas Caparros.
Morata që është i lidhur me Chelsean deri në verë të vitit 2022, ka një pagë prej 9 milionë eurove në sezon dhe sipas shtypit britanik dhe spanjoll ai është gati ta reduktojë pagën e tij në mënyrë që t’iu bashkohet “Andaluzianëve”./IndeksOnline/