Rrëmbyesit po kërkojnë 10 milionë euro për lirimin e gruas së milionerit norvegjez
Gruaja e njërit prej biznesmenëve më të pasur në Norvegji, Tom Hagen, Anne-Elisabeth Falkevik Hagen ishte zhdukur me 31 tetor të vitit të kaluar.
Gruaja raportohet se është e gjallë dhe se rrëmbyesit kanë kërkuar çmim prej 10 milionë dollarëve për lirimin e saj. Policia norvegjeze dhe Interpoli është duke u marrë me rastin.
Burri i saj, Tom Hagen ka pasuri miliardëshe nga investimet që ka bërë në sektorin e energjisë elektrike dhe të zhvillimit të pronës./Indeksonline/