Kololli nuk ndalet, shënon dy gola
Benjamin Kololli po shkëlqen me skuadrën e Zurichut në Zvicër.
Futbollisti i Kosovës ka kontribuar me dy gola në ndeshjen miqësore kundër Aarau, shkruan Indeksonline.
Kololli shënoi nga penalltia në minutën e 40-të dhe dy minuta më vonë realizoi përsëri.
Kujtojmë se Benjamin Kololli është nominuar për formacionin e vitit në Superligën zvicerane. /IndeksOnline/
