Vetura bie në hendek, intervenojnë ekipet emergjente
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës në magjistralen Pejë-Deçan.
Vetura ka rënë në hendek ndërsa ekipet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes për ta ndihmuar vozitësin që vetura të largohet nga aty. Nuk dihet nëse si pasojë e kësaj ka ndonjë person të lënduar.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku reshjet e borës janë duke vazhduar dhe rrugët janë mjaftë të rrezikshme për t’u kaluar thuajse në gjithë vendin./Indeksonline/