75 Mall Live Search
19:33 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Skandaloze: Qytetarët bllokohen në Rrugën e Kombit, kompanitë nuk e largojnë borën

Qytetarë të shumtë të Kosovës kanë mbetur të bllokuar në Rrugën e Kombit.

E gjithë kjo si pasojë e mosmirëmbajtjes së rrugëve dhe borës së madhe në autostradë.

Vozitës të cilët kanë mbetur të bllokuar në rrugë janë shprehur të revoltuar me gjendjen e keqe të autostradës, raporton Indeksonline.

Bllokimi i kësaj rruge është bërë tash e disa orë dhe është duke vazhduar edhe tani.

Ndryshe qytetarët e Kosovës detyrohen që të paguajnë 5 euro taksë për shfrytëzimin e autostradës në emër të mirëmbajtjes.

Më poshtë keni edhe pamjet nga Rruga e Kombit: