75 Mall Live Search
20:40 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, rruga tejet e rrëshqitshme

Për shkak të borës dhe ngricave të krijuara, magjistralja Prishtinë-Podujevë po paraqet vështirësi dhe rrezik për vozitje nga qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë.

Një aksident trafiku ndodhi para pak çastesh në Lupq, pikërisht për shkak të rrugës së vështirë, transmeton Indeksonline.

Në këto foto që një lexues i Indeksonline i ka dërguar, shihet aksidenti, ku vetura për shkak të rrugës më ngrica e borë ka dalë jashtë magjistrales.

Një dëshmitar ka treguar se kjo rrugë është vështirë e kalueshme.

Derisa, nga vetaksidenti ka të lënduar./Indeksonline/