Sinjale misterioze kanë arritur në tokë nga një galaktikë
Disa sinjale nga një radio misterioze kanë arritur në tokë nga një galaktikë, që sipas shkencëtarëve është 1.5 miliardë vite drite larg.
Sinjale të përsëritura të këtij lloji janë gjetur vetëm një herë më parë, në vitin 2015.

Mirëpo, shumica e ekspertëve besojnë se ato krijohen nga objektet e fuqishme që gjenden në hapësirë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Ndërsa, disa të tjerë thonë se ato mund të jenë dëshmi e teknologjisë së jashtëzakonshme.
Shpjegimi më i mundshëm është se ato janë krijuar nga objekte të fuqishme në hapësirë./Indeksonline/
