75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli takon sot homologun e tij gjerman

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, do të takohet sot me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme ditë më parë u tha se krahas temave bilaterale, në takim do të flitet edhe për temat aktuale të Ballkanit Perëndimor, thuhet në konferencën për shtyp. Pas takimit është parashikuar të ketë edhe një prononcim për media nga të dy ministrat.

Maas dhe Pacolli do të bisedojnë ndër të tjera edhe për nevojën “e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohjen reciproke e patentave të shoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës etj”.

Ndryshe Pacolli ka udhëtuar në Gjermani ditën e djeshme ku edhe është pritur me nderime shtetërorë në Berlin./Indeksonline/

https://indeksonline.net/pacolli-pritet-me-nderime-shteterore-ne-berlin-neser-takohet-me-homologun-gjerman/