Kishte armë pa leje me 16 fishekë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Sopijë të Suharekës, i cili dyshohej se kishte një armë pa leje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi kishte informatë se i njëjti posedon armë pa leje. I dyshuari vullnetarisht ka dorëzuar një pistoletë me 16 fishek”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/