75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamjet që pasqyrojnë burrat në Suedi që marrin “pushimin e lehonisë”

Kur fotografi Johan Bavman u bë baba për herë të parë, ai mori një pikëpamje tjetër rreth asaj se si shteti i tij amtar, Suedia është kombi më bujar në Tokë për t’i dhënë pushim të lehonisë edhe baballarëve.

Kështu ai u zhyt dy herë më shumë në atësi.

Ai e përdori fotografinë për të dokumentuar përvojën reale të etërve duke përfituar plotësisht nga programi i jashtëzakonshëm i Suedisë, i cili u lejon nënave dhe etërve të marrin pushime të gjata nga puna e tyre për t’u kujdesur për të sapolindurit.

Suedia jep një total prej 480 ditë kalendarike të lejes prindërore, me 390 prej tyre të paguar në 80 për qind, me një maksimum 3,160 euro në muaj. Ndërsa 90 ditë tjera të mbetura paguhen me një pagesë prej 20 euro në ditë.

Për të nxitur të dy prindër për të rritur fëmijët e tyre, Suedia lejon që baballarët të kenë mundësi të marrin 60 nga 480 ditë të quajtur si “muajt e babait”.

Nëse 60 ditët e babait nuk përdoren, ata humbasin, duke e zvogëluar pushimin maksimal deri në 420 ditë.

Ideja është që të dy prindërit të ndajnë gëzimet dhe përpjekjet e rritjes së foshnjave./Indeksonline/