Zyrtari kosovar që u ndalua në Merdare lirohet së shpejti
Zyrtari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga radhët e SLS-së, Nebojsha Jakovleviç u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.
Veprimin e autoriteteve serbe për ndalimin e zyrtarit serb në Kosovë, Jakovleviq e dënoi edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se është presion i Serbisë për qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.
Por burime të Indeksonline, brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, tashmë kanë informuar se zyrtari i Ministrisë së Punës, Nebojsha Jakovleviç do të lirohet shumë shpejtë.
Ai vazhdon të jetë në pikën kufitare në Merdare ku edhe është ndaluar por në një kohë shumë të afërt do të lirohet.
Duhet përkujtuar që ky nuk është rasti i parë ku autoritete serbe bëjnë ndalime të tilla gjë që nga zyrtarët kosovarë është parë si pjesë e një fushate të orkestruar nga pushtetit serb, për të kërcënuar drejtpërdrejtë sigurinë e vendit ./Indeksonline/